Boboshtica është një destinacion i rëndësishëm turistik i Korçës, me pozicion kodrinor/malor. Dallohet për natyrën e mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra, bimësi të larmishme me shkurre, pemë frutore shumëvjeçare, dushku dhe halorë, si dhe shumë bimë mjekësore.
Terreni i pasur të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative dhe sportive si ecje sportive, vrapim, çiklizëm, alpinizëm, ski, hedhje me parashutë etj.
Ja çfarë të bëni në Boboshticë të Korçës
Gjërat për të bërë në Boboshticë
Vizitoni fshatin
Shtëpitë e vogla prej guri me arkitekturë të veçantë, kisha, ura, çezma, rrugë me kalldrëm, sheshe ofrojnë mundësi të shkëlqyera për turizmin kulturor dhe historik.
Shiko këtë post në Instagram
Provoni 'raki mani'
Dy janë elementët që e bëjnë këtë fshat të veçantë nga të tjerët. Gjuha flitet ende nga banorët e lashtë dhe manat shekullore, nga të cilat prodhohet edhe rakia e famshme e manit verdhegjelbër. Në Boboshticë ka ende shtëpi të vjetra, ku qilimat thuren në mënyrë tradicionale me tezgjah.
Shijoni ushqimin vendas
Boboshtica është gjithashtu e pasur me shumë taverna ku shërbehen ushqime tradicionale si lakra në saç, petulla të skuqura, petanik , lloje të ndryshme mishi, etj.
Shiko këtë post në Instagram
Vizitoni kishat e vjetra ortodokse
Vizitorët mund të vizitojnë monumentet e kulturës si muzeu, kishat 1000-vjeçare, Manastiri i Shën Mërisë etj. Në dalje të fshatit në një kodër, në anën lindore jo dhe aq të lartë ndodhet manastiri i Shën Kollit. . Në veriperëndim ndodhet kisha e vjetër e Shën Gjonit, e ndërtuar në shekullin e 12-të dhe e rindërtuar në shekullin e 15-të. Edhe më afër manaferrave është kisha e Shën Dhimitrit, e cila i përket shekullit të 17-të.
Shiko këtë post në Instagram
