in , , , , ,

Njihuni me zonjën e preferuar të shqiptarëve “Teto Ollga”

Zonja më e preferuar e të gjithë shqiptarëve

Teto Ollga Pogradec Tushemisht
Ajo është zonja më e preferuar nga qyteti i të gjithë shqiptarëve dhe ka një arsye pse.
Ajo quhet “Teto Ollga” (tezja Ollga) dhe është personazhi kryesor i një prej filmave më të dashur shqiptarë të prodhuar në kohën e komunizmit. Në produksionin e vitit 1976, me titull “Zonja nga qyteti”, Teto Ollga është nëna e Melit, mjeke nga Korça, e cila për arsye pune duhet të shpërngulet në një fshat me nënën e saj. Ndryshimi i stilit të jetesës së Ollgës dhe tekat e saj krijojnë shumë situata komike përgjatë filmit dhe tregojnë shumë për mentalitetin e shqiptarëve të asaj kohe por edhe të sotmen dhe dallimet mes realitetit urban dhe atij rural.
Të rrallë janë ata shqiptarë që nuk e kanë parë këtë komedi, ndaj mund të them vërtet se Ollga është tezja e preferuar e shqiptarëve.
Ku mund ta gjeni statujën e saj?
Në fshatin Tushemisht të Pogradecit.
Tushemishti është pikërisht fshati ku janë xhiruar skenat e filmit dhe prania e monumentit të Ollgës në një nga lokacionet e xhirimeve është atraksioni kryesor i fshatit, gjë që bën kurioz shumë turistë.

 

Shiko këtë post në Instagram

 

Një postim i shpërndarë nga Jola (@jolafoto)

Megjithatë, Tushemishti ofron ambiente të tjera, bare dhe restorante të vogla si dhe bujtina për tu akomoduar. Fshati ndodhet në brigjet e liqenit të Ohrit, ndaj mbetet një destinacion popullor për ata që preferojnë qetësinë e liqenit.
Vetë fshati ka afërsisht 480 banorë. Ndodhet 133 km larg Tiranës dhe 6 km larg Pogradecit. Mund ta vizitoni lehtësisht edhe me biçikletë ose duke ecur përgjatë bregut të liqenit. Në Tushemisht gjenden tre monumente natyrore: Burimi i Drilonit, “Rrepet e Tushemishtit” dhe Shpella e Najazmës.
Mozaiku i Tushemishtit u zbulua aksidentalisht nga fshatarët në vitin 1967. Ai ndodhet në pragun e kishës së sotme të Shën Pandelimonit në Tushemisht. Edhe pse është shpallur Monument Kulture, të dhënat për të janë shumë të pakta.
Aktivitetet kryesore ekonomike janë turizmi dhe bujqësia. Në fshat ka disa hotele dhe restorante, të cilat krijojnë mundësi punësimi për vendasit. Në të njëjtën kohë, restorantet kanë krijuar zinxhirë të vegjël vlerash ushqimore për të promovuar produktet organike të zonës. Një specialitet i jashtëzakonshëm është gatimi i shpezëve të pjekur, i cili përfshin gjithashtu rosat dhe lepujt e egër