Kalo tek përmbajtja
Gjera per te bere

Ardenica, shtëpia e një perëndeshë, tashmë një nga vendet më të vizituara në Fier (Përditësuar në nëntor 2026)

Një tempull i ndërtuar nga paganët për nder të perëndeshës Artemis shekuj më parë u bë epiqendra e një fshati me histori të lashtë.

 

 
 
 
 
 
Shiko këtë post në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Një postim i shpërndarë nga Manastiri i Ardenices (@manastiriiardenices)

Kjo është Ardenica.

Jeni kurioz të mësoni më shumë?

Fshati Ardenicë ndodhet në jug të fushës së Myzeqesë së madhe me një pozicion dominues që shihet nga të gjitha anët me një lartësi prej 237 m mbi nivelin e detit. Objekti karakteristik i zonës është Manastiri i Ardenicës, i cili mendohet se është themeluar në vitin 1282 me iniciativën e perandorit bizantin Androniku II Paleologu, i cili e ndërtoi këtë tempull pas fitores ndaj anzhuinëve në Berat.

 

 
 
 
 
 
Shiko këtë post në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Një postim i shpërndarë nga Manastiri i Ardenices (@manastiriiardenices)

Shtysë për këtë veprim do të ketë qenë ndodhja në atë vend të kapelës së Trinisë së Shenjtë, e ngritur aty shekuj më parë. Ekziston një hipotezë se kapelja mund të jetë ndërtuar mbi themelet e rrënuara të një tempulli pagan, i cili u ndërtua për nder të perëndeshës Artemis, prej nga vjen emri Ardenica.

 

 
 
 
 
 
Shiko këtë post në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Një postim i shpërndarë nga Manastiri i Ardenices (@manastiriiardenices)

Rreth manastirit shihen ndërtesa të vjetra, që të jep përshtypjen se rreth tij ka qenë ndoshta një qendër e banuar. Manastiri i Ardenicës është përmendur gjerësisht për pasurinë e bibliotekës së tij dhe ndër vite ka shërbyer si qendër e edukimit dhe kulturës së zonës dhe më gjerë. Gjatë regjimit komunist, zona e Ardenicës u përdor si njësi ushtarake, për shkak të pozicionit të favorshëm për pamjen nga deti.

 

 
 
 
 
 
Shiko këtë post në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Një postim i shpërndarë nga Cinzia 🌻 (@cinzia_piantoni)

Sot mund të krijohet mundësia e zhvillimit të turizmit me karakter historik duke trajtuar si element ish-repartin e tankeve dhe tunelet e artilerisë bregdetare.

ÇFARË TË BËNI DHE SI TË ARGËToheni

• Ecje në natyrë

• Vizitoni vendet historike

• Provoni pijen vendase “pekmez”

Vazhdoni të lexoni