Arritja në Shqipëri: Një udhëzues i plotë
Shqipëria deri më tani ka vetëm një aeroport, Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza (TIA) dhe nëse doni të fluturoni drejt tij, duhet të gjeni fluturime nga këto aeroporte ndërkombëtare: Stamboll, Turqi (IST, SAW), Athinë, Greqi (ATH), Romë, Itali (FIU), Milano, Itali (MXP, BGY, LIN), Vjenë, Austri (VIE), Frankfurt, Gjermani (FRA, MUC), Hamburg, Gjermani (HAM), Londër, Angli (LGW, LHR), Amsterdam, Holandë (AMS), Paris, Francë (CDG).
Edhe nëse pikënisja juaj është Amerika e Veriut, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut ose diku në Evropë, mënyra më ekonomike për në Shqipëri është të fluturoni nëpër këto aeroporte. Në vitet e ardhshme do të ketë fluturime të tjera direkte me kryeqytete të tjera në Evropë, të cilat mund të kushtojnë më pak dhe të jenë një mënyrë më e shpejtë për të arritur atje, ndaj shikoni me kujdes të gjitha platformat e fluturimit për zgjidhjen më të shpejtë, më komode dhe më ekonomike.
Nëse jeni në Itali, Greqi, Kroaci, mund të udhëtoni lehtësisht me makinën tuaj personale ose mund të gjeni shumë mundësi për një udhëtim me autobus në Shqipëri.
Udhëtimet bëhen çdo ditë dhe pikat kryesore doganore në Shqipëri janë: Kakavia, Kapshticë, (Greqi) Qafë Thane, Tushemisht (Maqedoni), Muriqan, Vermosh, Hani i Hotit (Mali i Zi), Morine, Qafë Morine (Kosovë)
Gjithashtu, nëse doni të lundroni, Shqipëria ka disa porte lundrimi përmes të cilave mund të hyni në vend, si Porti i Durrësit (për tragete dhe kroçera), Porti i Vlorës dhe Porti i Sarandës (jahte, kroçera). Mund të gjeni edhe kroçera drejt portit të Himarës (nga Korfuzi, Greqi) dhe Shëngjinit (nga Bari, Itali)